Ka ardhur koha për të aktualizuar rregullat e konkurrencës në BE, theksoi sot zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Margrethe Vestager përballë sfidave të reja që përbëjnë digjitalizimi dhe globalizimi.


Ky njoftim, i bërë gjatë një konference në Bruksel, ndodhi ndërkohë që në Europë janë shtuar zërat për rishikimin e ligjit të unifikimit dhe antitrustit, veçanërisht nga Berlini dhe Parisi pas ndalimit nga Brukseli të unifikimit Siemens-Alstom.


“Sfidat me të cilat jemi përballur në fillim të kësaj dekade na detyrojnë të rishqyrtojmë mjetet që ne përdorim për zbatimin e rregullave të konkurrencës”, deklaroi danezja duke kujtuar se këto të fundit datojnë që prej vitit 1997.


“Ndryshime të tilla si globalizimi dhe digjitalizimi bëjnë që shumë tregje të funksionojnë ndryshe nga sa ishin 22 vite më parë”, nënvizoi Vestager, drejtuesja europiane për Konkurrencën që prej fundit të vitit 2014.

Ajo përmendi mundësinë për një përcaktim të ri të tregut nga pikëpamja gjeografike për të analizuar unifikimet dhe blerjet.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb