Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pranoi mungesën e larmisë brenda institucioneve europiane dhe i bëri thirrje BE-së të bëjë më shumë për të luftuar racizmin.

“Le të shohim këtu, në këtë gjysmërreth. Larmia e shoqërisë sonë nuk përfaqësohet dhe unë jam e para që pranoj se situata nuk është më e mirë brenda kolegjit të komisionerëve, as midis personelit të Komisionit Europian”, tha von der Leyen.

“Në Bashkimin tonë, nuk ka vend për racizëm ose ndonjë formë tjetër diskriminimi”, shtoi ajo.

Duke kujtuar legjislacionin e BE-së në këtë fushë, Von der Leyen theksoi para Parlamentit Europian se Blloku duhet të angazhohet më shumë në luftën kundër diskriminimeve të çdo forme.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb