Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen përshëndeti personelin shëndetësor në mbarë botën me anë të një mesazhi në Twitter me rastin e 1 Majit.

“Ju keni vendosur sigurinë e të tjerëve para tuajës”, shkruan ajo.

“Ju keni kaluar ditë të pafundme dhe net pa gjumë duke shpëtuar jetë dhe duke u kujdesur për të dashurit tanë. Ne kurrë nuk do t’ju falënderojmë sa duhet”, shton presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në mesazhin e saj/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb