Europianët të flasin dhe të na tregojnë se në çfarë Europe duan të jetojnë, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndërsa komentoi fillimin e platformës dixhitale të Konferencës për të ardhmen e Europës.

“Me këtë platformë të qytetarëve, ne po u ofrojmë njerëzve mundësinë për të ndihmuar në formimin e së ardhmes së Europës dhe për të bashkëvepruar me njerëz të tjerë nga e gjithë Europa”, shtoi von der Leyen.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të bashkuar virtualisht europianët”, vazhdoi ajo.

“Së bashku, ne mund të ndërtojmë të ardhmen që duam për Bashkimin tonë”.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb