Fushata për vaksinën antikoronavirus, e nisur nga Komisioni i BE-së më 28 maj, do të përfundojë me një mbledhje fondesh dhe një koncert më 27 qershor.

Ndër artistët më të njohur që do të interpretojnë në transmetimin direkt nga televizionet më të mëdhenj të botës do të jetë Shakira, Coldplay, Usher, Jennifer Hudson, Miley Cyrus dhe Justin Bieber.

Në këtë event të organizuar nga presidentja Ursula von der Leyen, do të jenë edhe Hugh Jackman, Kerry Washington, Charlize Theron, Forest Whitaker, David Beckham, Salma Hayek Pinault, Billy Porter, Diane Kruger, Nikolaj Coster-Waldau dhe Olivia Colman.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: