MALTË– Evropianët paraqitën sot një fond për të ndihmuar Afrikën që të luftojë kundër arsyeve të migrimit, gjatë një mbledhje në Maltë.

Mbledhja e Veletës, që bashkoi për dy ditë rreth 50 krerë shtetesh dhe qeverishë nga të dy kontinentet, përfundoi me miratimin e një plani veprimi të përbashkët, duke listuar disa iniciativa që duhen aplikuar menjëherë.

Në këto bisedime me vendet afrikane, BE-ja ka ofruar 1,8 miliardë euro për të financuar projektet që synojnë të frenojnë migrantët afrikanë.

Nga ana tjetër Brukseli kërkon nga shtetet anëtare të sjellin edhe kontributet e tyre personale në mënyrë që kjo shumë të dyfishohet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb