BRUKSEL- Brukseli është në zi, lule, qirinj e lot për viktimat e sulmeve terroriste të një ditë më parë. Selia e Bashkimit Europian në Bruksel ka hapur sot dyert për qytetarët që të mund të nderojnë viktimat e sulmit të përgjakshëm të një dite më parë.

Fillimisht është mbajtur një minutë heshtje e më pas janë kryer homazhe për viktimat, shumica e të cilëve ende të paidentifikuar.

Qirinj, lule e duartrokitje, të gjitha këto për njerëz të pafajshëm, jeta e të cilëve u pre në mes nga 4 sulme terroriste në Bruksel. Homazhe janë zhvilluar edhe në sheshin qendror të Brukselit, ku mijëra persona janë mbledhur për të nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme.

Sulmet u realizuan ditën e djeshme brenda dy orëve, ndërsa 34 persona humbën jetën dhe rreth 250 u plagosën.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: