Sot në emisionin Vila24 me moderatoren Anila Çela ishte e ftuar Brunilda Gjura, një personazh shumë interesante! E mbuluar për shkak të besimit të saj në Islam ajo ka thyer çdo tabu duke qenë një garuese profesioniste në garat me makina ku dhe ka rrëmbyer shumë trofe.

“Pasioni për makina ka nisur që në fëmijëri, sidomos kur je fëmija i parë në fëmije pavarësisht gjinisë, të përgatisin për shumë gjëra. Por kulmi arriti në moshën 9-vjeçare kur mësova motorin dhe pas dy javëve mësova makinën. Kam 24 vite që jam e pasionuar pas makinave.

Para 5 viteve do mbahej një garë me makina dhe që atëherë nuk jam shkëputur më. Më kanë paragjykuar se u është dukur çudi sesi një grua me shami mund të ishte pjesë e garave me makina”, -tha Brunilda për News24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb