Mediat maqedonase zbulojnë se kapiteni i Skënderbeut të Korçës, Bruno Dita ka firmosur me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.
Sportsmedi.mk shkruan se dje gjatë stërvitjes, trajneri shqiptar Ernest Gjoka ka mundur të realizojë firmosjen e kontratës nga Bruno Dita.
Në Shqipëri apo nga Skënderbeu nuk ka ende një lajmërim zyrtar, por në shtetin fqinj e bëjnë fakt të kryer se shqiptari nga Kosova do të braktisë kampionatin shqiptar për atë maqedonas.
(BalkanWeb)