Forcat ruse mund të lënë pas prova të krimeve të luftës ndërsa tërhiqen nga territoret përreth Kievit. Kështu deklaroi një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky në një intervistë për BBC.

Sergej Nikiforov i përshkroi imazhet që dolën nga qytetet Bucha, Hostomel dhe Irpin, qytete afër Kievit, si “zemërthyese”. Ai thotë se forcat ukrainase kanë gjetur varre masive, njerëz me duar dhe këmbë të lidhura dhe trupa të civilëve të ekzekutuar me plumba në pjesën e pasme të kokës.

“Është shumë e vështirë të kuptosh pse po ndodh kjo. Është brutalitet i pastër. Nuk ka nevojë ushtarake për të bërë të gjitha këto.”, tha ai. Gazetari i BBC Jeremy Bowen konfirmoi nga terreni në Bucha, se rrugët janë të mbushura me kufoma dhe tanke të djegura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb