Dyshimet se në Thesarin e Shtetit janë vjedhur më shumë se 713 milionë lekë, detyruan Prokurorinë e Tiranës të urdhërojë një inventarizim të plotë, për të përcaktuar saktësisht shumën e vjedhur. Prej disa ditësh, një grup prej tre ekspertësh, janë paraqitur në prokurori, duke marrë detyrat e caktuara dhe duke bërë betimin se do ta kryejnë detyrën konform ligjit. Por në fakt, kush janë njerëzit që do të kryejnë këtë inventarizim në institucionin më të lartë financiar në vend. Burime të besuara për “GSH” thanë se ekspertët që do të kryejnë inventarizimin në Departamentin e Emisionit ku ndodhi skandali i vjedhjes, që dërgoi pak ditë në pranga dhe ish-guvernatorin Ardian Fullani, janë punonjës të Bankës së Shqipërisë dhe ish-vartës të tij.(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb