TIRANE- Kredia për ekonominë në fund të muajit gusht arriti në 550.2 miliardë lekë, ose 1.4 miliardë lekë më pak krahasuar me korrikun, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga BSH-ja, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, kredia për ekonominë ka patur rënie me 1.2%. Sipas ekspertëve, shifrat tregojnë se, kreditimi i sektorit privat ngelet i vështirë dhe kërkesa cilësore për kredi është e dobët.

Në kushtet e një kreditimi më të kujdesshëm, ekspertët gjykojnë se, ndoshta shumë subjekte i kanë financuar investimet me kursimet e tyre ose përmes burimeve të tjera të financimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: