TIRANE-Banka e Shqipërisë bën të ditur se kredidhënia është me se shumti e perqendruar ne Tirane se në rrethe të tjera të vendit. Sipas BSH-se, në Tiranë është dhënë 60% e stokut të huasë për individë, me pas është Durrësi, me rreth 8% të totalit.

BSH-ja ben te ditur se, pjesa më e madhe e huasë që është dhënë në Tiranë për individët ka qenë për blerjen e pasurive të paluajtshme (72% e totalit).

Huaja në kryeqytet është gjallëruar në tremujorin e parë të 2016-s, ndersa te dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se qytetarët e rretheve të tjera i kanë qëndruar larg bankave në muajt e parë të këtj viti, teksa stoku i kredisë ka shenuar rënie në qytetet Elbasan, Fier Korçë etj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: