TIRANE- Banka e Shqipërisë do të paraqesë muajin tjetër zgjidhjen përfundimtare sesi do të veprohet me 35 borxhlintë e keqinj më të mëdhenj në vend.

Sipas Bankës Qendrore, parashikohet në fund të marsit 2016 do të hartohet një plan i detajuar për trajtimin e 35 mbajtësve më të mëdhenj të kredive të këqija.

Të dhënat zyrtare tregojnë se 35 kompanitë kanë mbi 52 për qind të totalit të kredive me probleme, duke u shndërruar në burimin kryesor të pasigurive në sistemin financiar dhe ekonominë kombëtare.

Prej disa muajsh, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me bankat private, ku këto kompani kanë marrë kredi, kanë analizuar jo vetëm bilancet, por edhe perspektivën e tyre për të ardhmen. Trajtimi i tyre është pjesë e planit të përbashkët mes qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për të zgjidhur çështjen e mprehtë të kredive të këqija.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb