TIRANË- Banka e Shqipërisë bën të ditur se, vitin e kaluar raporti i kredive me probleme u ul për të gjithë sistemin bankar, në nivelin 18.2%.

Sipas BSH-së, nivelin më të ulët të kredive me probleme e kanë bankat e mëdha, që Banka e Shqipërisë i klasifikon në grupin G3. Këtu përfshihen katër banka që zotërojnë më shumë se 7% pjesë tregu sipas totalit të aktiveve.

Banka Qendrore evidenton se, kreditë me probleme për këto banka u përmirësuan me 2.4 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë, duke zbritur në nivelin 15.9% në fund të vitit 2015.

Raporti i BSH-së tregon se nivelin më të lartë të kredive me probleme për vitin 2015 e kishin bankat e mesme, që Banka e Shqipërisë i klasifikon në grupin e dytë. Këtu përfshihen bankat që zotërojnë nga 2% deri në 7% të totalit të aktiveve.

Ndërkohë, bankat që zotërojnë më pak se 2% të totalit të aktiveve dhe që përfshihen në grupin e parë, G1, në fund të vitit të kaluar kishin një raport të kredive me probleme prej 18.2%, po aq sa mesatarja e sistemit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: