Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko një konferencën e mbajtur për shtyp në ambientet e Bankës së Shqipërisë foli mbi vendimarrjen e politikës monetare. Sipas tij, falë zhvillimeve positive ekonomike Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshaur normën bazë të interesit në nivelin 1%.

Guvernatori pohoi se monedha vendase leku do të vijojë të mbiçmohet edhe në gjysmën e parë të këtij viti. “Efekti i mbiçmimit të lekut do të jetë i pranishëm edhe gjatë 6 muajve të parë të 2019, por do të shuhet në pjesën e dytë të vitit”, tha Guvernatori në konferencën për mediat menjëherë pas mbledhjes së këshillit të Mbikëqyrjes, ky njoftoi se norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar.

Guvernatori tha se, kërkesa agregate po rritet, duke sjellë rritjen e prodhimit dhe punësimit, teksa politika monetare po jep kontribut pozitiv.

Sejko tha se gjatë tre mujorit të tretë të vitit 2018-të rritja ekonomike ka qenë 4,45 % gjatë tre mujorit të tretë të 2018, e ndikuar nga rritja e eksporteve dhe prodhimit të energjisë elektrike. Po ashtu ai sqaroi se “Ekonomia ka vijuar të rritet edhe gjatë tremujorit të 4 ndoshta edhe pse me një rritje pak më të ngadaltë”.

Sipas Sejkos edhe “Presionet e brendshme dhe të jashtme inflacioniste po shkojnë drejt ekuilibrimit.

Guvernatori i BSH-së shtoi se “Normat e interesit të kredive mbeten në nivelet më të ulëta historike, kurse kursi i këmbimit ka qenë i qëndrueshëm gjatë muajit janar”.

Ai foli edhe për një përmirësim të balancave në sektorin bankar ku veçoi zbritjen e kredive me probleme në 11%.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: