Varre masive janë zbuluar në Bucha dhe rajonet e tjera përreth Kievit. Pamjet, tregojnë një gjenocid rus në Ukrainë, mes zërave që pushtuesit kanë mohuar vrasjen e civilëve në fushëbetejë.

Daily Mail publikon pamjet e viktimave të vrarë, 20 prej të cilëve u gjetën të shpërndarë në mes të rrugës. Në një pyll pranë qytetit të Motyzhyn, është gjetur një varr masiv, që përmbante trupat e kryebashkiakes Olga Sukhenko dhe familjes së saj, përkatësisht, bashkëshortit dhe djalit.

Trupi i pajetë i Sukhenko-s ishte gjetur në një gropë të gërmuar cekët, ndërsa pak më tutje u gjetën edhe 19 persona të tjerë.
Një varr masiv që përmban trupat e të paktën 20 civilëve, përfshirë një kryebashkiak dhe familjen e saj,

Kryetarja e bashkisë dhe familja e saj ishin raportuar nga të tjerë si rrëmbyer nga rusët më 23 mars dhe ishin dërguar në një drejtim të panjohur.

Ky është varri i dytë masiv që zbulohet pas shpinës së trupave ruse që tërhiqen, pasi një gropë prej 45 këmbësh që përmbante trupat e të paktën 57 civilëve u zbulua në Bucha – një qytet në periferi të Kievit ku qindra civilë janë gjetur të vdekur.
Varri ishte gërmuar në një zonë me bar në pjesën e pasme të Kishës së Shën Andreë dhe Pyervozvannoho të Gjithë Shenjtorëve në Bucha me Serhii Kaplychnyi, kreu i shërbimeve lokale të shpëtimit, duke thënë se të paktën 57 civilë ishin varrosur në gropën 45 metra.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zyrtarë të tjerë thonë se totali është afër 300.
Imazhet satelitore të marra më 31 mars, ndërsa trupat ruse ishin ende nën kontrollin e zonës, tregojnë qartë ekzistencën e varrit – duke dhënë prova për gënjeshtrën e hedhur nga Moska se ai ishte gërmuar nga forcat ukrainase. Firma satelitore Maxar tha se imazhet e marra qysh më 10 mars tregojnë se çfarë duket të jenë përgatitjet për ndërtimin e gropës.

Këto krime, që shumë prej mediave i kanë cilësuar si një Srebrenicë të dytë, janë dënuar nga vendet Perëndimore. Ata i kanë bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare që të hetojnë rastet, si dhe kanë bërë thirrje për sanksione të shtuara ndaj Putinit dhe oligarkëve pranë tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: