Vijon ecuria e mirë e Milëaukee Bucks, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke mundur 124-115 Charlotte Hornets. Sukses që afron Bucks me kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Tjetër ndeshje e mirë për grekun Giannis Antetokounmpo, autor i 34 pikëve e 18 rebound.

Po në këtë konferencë spikati fitorja e Miami Heat, që mundi në transfertë 100-97 Cleveland, takim ku u dallua Butler me 23 pikë. Skuadra nga Florida mbetet në vendin e gjashtë brenda zonës play-off.

Ndërsa në Konferencën e Perëndimit qëndron në krye skuadra e Denver Nuggets, që mundi 122-113 New Orleans. Të gjithë titullarët e Denver realizuan mbi 10 pikë, ku diferencën e bëri Jamal Murray me 32 pikë, mbështetur nga Nikola Jokic me një “triple double”, 26 pikë, 18 rebound e 15 asist.

Rikthehet te fitorja ekipi i Los Angeles Lakers, që mundi 129-123 Neë York pas një loje spektakolare e vendosur në kohën shtesë. LeBron James protagonist me një “triple double”, autor i 28 pikëve, 10 rebound e 11 asist, mbështetur edhe nga Anthony Davis me 27 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb