Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërcënoi sot gjatë një vizite në Hungari me hapjen e portave të Europës për refugjatët sirianë të vendosur në Turqi.

“Me ose pa mbështetje ne do të vazhdojmë të presim refugjatët sirianë, por deri në një pikë (…) Nëse konstatojmë se kjo nuk funksionon, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveç hapjes së portave drejt Europës”, deklaroi Erdogan në një konferencë shtypi në Budapest me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

“Turqia ka pritur më shumë se katër milionë refugjatë, prej të cilëve 3,6 milionë sirianë të larguar nga konflikti që ka goditur vendin që prej vitit 2011. Është e mundur që një numër i madh prej tyre të emigrojnë në Europë”, nënvizoi Erdogan.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb