Është shfaqur në Tiranë filmi “The ring” i regjisorit izraelit Adir Miller i cili sjell në ekran historinë e nënës së tij, një e mbijetuar e Holokaustit. Filmi që e mban premierën njëherësh në Nju Jork, Tel Aviv dhe Tiranë, vjen në kuadër të përkujtimit të Holokaustit dhe për regjisorin premiera e Tiranës ka domethënie të veçantë.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe ju tregoj pse. Që fëmijë kam dëgjuar nga gjyshja e nëna historitë e asaj që ndodhi në Budapest gjatë luftës. Kur flisnin për atë kohë, tregonin se gjëja që ju dhembte më shumë në Hungari, ishte se njerëzit, kolegët e fqinjët ju tregonin nazistëve se ku fshiheshin hebrenjtë, në një bodrum apo në një shtëpi. Budapesti i përndoqi hebrenjte, ndërsa këtu të gjithë i ndihmuan hebrentjë”.

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, foli për rolin e shembullin e Tiranës.

“Është privilegj që e kemi regjisorin këtu për të shënuar këtë ditë të rëndësishme. Më vjen mirë që e kemi këtë premierë në Tiranë so në Tel Aviv dhe po e vëmë Tiranën në hartë siç duhet të jetë në këtë kontekst për artin dhe historinë unike të Shqipërisë.

Duke ftuar të gjithë izraelitët për bashkëpunim në fushat e inovacionit, kulturës, artit e trashëgimisë, por dhe biznesit, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u ndal te rëndësia e artit.

“Është thelbësore që përmes filmave si “Ring”, të tregohet historia e atyre që humbën jetën në Holokaust dhe të sigurohemi që kujtimi i tyre nuk ka humbur. Në një botë ku historia herë harrohet e herë keqkuptohet, arti dhe filmat na ndihmojnë të reflektojmë për të kaluarën e përbashkët dhe për të pasur biseda të dobishme se si mund të ecim përpara”.

Filmi u shfaq ne Teatrin e Operas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb