Nga: ZONJA KATERINA

Për bananet:
100 gr gjalpë
100 gr sheqer kaf
2 banane

Për brumin:
100 gr gjalpë
150 gr sheqer kaf
2 bustina vanilje
1 kokërr vezë
1 filxhan miell
1 lç pluhur pjekës
½ filxhan arrë kokosi
½ filxhan qumësht
¼ lç arrë moskat

Në një tigan hedhim gjalpin dhe sheqerin dhe e përziejmë derisa gjalpi të shkrijë dhe sheqeri të karamelizohet lehtë. Në një tavë hedhim sheqerin e karamelizuar dhe mbi të vendosim bananet të prera në mes për së gjati. Në një tas përziejmë gjalpin me sheqerin dhe vezën. Më pas shtojmë vaniljen, miellin e trazuar me pluhurin pjekës, arrën e kokosit, arrën moskat dhe qumështin. E trazojmë mirë brumin dhe e shtojmë në tavë mbi shtresën me banane. E vendosim pudingun në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.
(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb