Veterani i Juventusit, Gianluigi Buffon thotë se përsëri Barcelona është skuadra favorite për të fituar Ligën e Kampionëve. Italianët kishin humbur në finale sezonin shkuar me rezultat 3-1 pikërisht nga Barca. “Është e vështirë të thuhet.

Sezoni zgjatë 11 muaj dhe ka momente gëzimi dhe vuajtje”. “Në këtë pikë ku jemi mendojë që asnjë ekip nuk ka më shumë shanse se Barcelona që ta fitojë titullin”. “Sezonin e shkuar Barcelona deri në dhjetor ishte shumë e fortë, por nuk shkëlqente”.

“Në atë kohë Bayern Munich dhe Real Madrid shiheshin si favoritë para Barcelonës. Kjo i bie që brenda 11 muajve gjithçka mund të ndryshojë”, ka thënë Buffon.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: