Pasi fitoi çmimin e portierit më të mirë në botë për vitin 2017, Xhanluixhi Bufon flet për mundësinë që ky sezon mund të jetë i fundit për të në karrierë: “Një ose dy vite më shumë nuk do të më jepnin asgjë për atë që unë kam bërë. E vetmja gjë mund të më jepnin ato një ose dy vitet më shumë do të ishte që ne të fitojmë Championsin, në këtë rast mendoj se Shezni do të më jepte një mundësi që unë të luaja dhe disa sfida të tjera”.

Më pas ai përgjigjet dhe për çmimin e fituar mbrëmë: “Shumë pak raste kam patur në jetë që kam patur një miks emocionesh përbrenda vetes. I detyrohem shumë Juventusit. Jam shumë i lumtur dhe krenar që arrita të fitoj këtë çmim, dhe është një çmim i merituar për punën time të bërë. Sigurisht ky ishte një nga vitet më të bukura në karrierë për punën time dhe të skuadrës. Gjithashtu edhe me kombëtaren kam bërë një punë të mirë, kualifikimi në botërorin e 2018 do të ishte fantastik”, përfundoi portiere i Juventusit dhe i Kombëtares italiane, Xhanluixhi Bufon, shkruan PanoramaSport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: