Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski ka kërkuar që BE-ja dhe SHBA-ja të mos e shtyjnë çështjen e njohjes së ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një koment të bërë në postimin e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, tha se sa më shumë që shtyhet njohja reciproke, presidenti serb Aleksandar Vuçiç aq më shumë do ta destabilizojë rajonin.

“Ne pamë se ku çuan thirrjet për “de-përshkallëzimin” me Putinin. Sa më gjatë të vonojnë BE-ja dhe SHBA-ja në shtyrjen e njohjes së ndërsjellë Serbi-Kosovë, aq më shumë Vuçiç do të destabilizojë rajonin”, ka shkruar Bugajski.

Ndryshe ambasadori gjerman, Rohde tha se është absurde një konfrontim për targat, ndërsa Rusia po zhvillon luftë brutale kundër Ukrainës.

“Nevojitet urgjentisht vullneti politik për deeskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit! Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, shkroi ambasadori gjerman.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb