TIRANË

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli foli sot në News24 lidhur me debatin e krijuar pas leximit artistik të veprës “Prefekti”. Çuli tha se nuk e priste këtë reagim të cilin e konsideroi propagandë, ndërsa theksoi se krahas veprave të reja, nga arkiva e pluhurosur mund të nxjerrim vlera që i rezistojnë kohës.

“Duhet një lexim skenik, që të evidentojë punën e jashtëzakonshme të Teatrit. Sepse kemi të bëjmë me një lexim që është një test për të parë a ia vlejnë këto shfaqje. Nuk ka lidhje me Prefektin kjo histori, ka lidhje me vepra të arkivës së Teatrit Kombëtar. Ajo pjesa që ka lidhje me sensitivitetin e familjes dhe u krijua keqkuptimi nga keqdashës, është fakti se vepra ka të njëjtin titull dhe të njëjtin autor, pavarësisht se këndvështrimi është ndryshe. Gjithësesi kemi të bëjmë me një lexim, dhe jo vepër që do vihet në skenë. Ne kemi edhe vepra  të tjera të arshivës. Nga ajo arkivë e pluhurosur mund të nxjerrim vlera që do i rezistojnë kohës. Mund të ishim treguar në një qasje artistike pak më të  kujdesshëm. Bëhet fjalë për një tekst pseudobiografik, që ka në fokus parodizimin dhe karikaturizimin e Qazim Mulletit Hajrie Hanëmit.

Sa i përket familjarëve vetëm të dëgjojnë emrin, krijon një gjendje jo të mirë që e mirëkuptoj i përulem e kërkoj ndjesë nëse i kemi lënduar sadopak. Por ndonjëherë edhe ne kapricot tona artistike është mirë t’i ekuilibrojmë, të jemi më të kujdesshëm.

Kemi biseduar në mënyrë private me mbesën e z. Mulletit. Unë kisha menduar se koha është melhem, por nuk është aq kollaj kur një familje pëson atë që ka pësuar kjo familje tiranase, është si t’i fusësh një thikë. Për një gjë të jeni të sigurtë, nuk më ka detyruar Edvin Rama për këtë lexim.” u shpreh Culi, ndërsa shtoi se është krahas veprave të reja, Teatri Kombëtar nuk mund të harrojë arkivën.

“Netët e leximit të dramës, është një cikël ku ka vepra të arkivës, por ka edhe përshtatje. Teatri Kombëtar jo vetëm që ka vënë të reja, por në 7.5 vite ka vënë 8 vepra, por kjo s’do të thotë të harrojmë vepra të arkivës. “ tha Çuli.

Pjesa tjetër është propagandë, kjo buja me Prefektin. Të shohësh një deputet që thotë ne tani ta thërrasim këtu drejtorin e t’i kërkojmë të ndërpresë shfaqjen. Po për cfarë do më bëjnë gjyqin? Është një politikë artistike, është padije. Nuk i kam dëgjuar një herë të flasin për kushtet e artistëve, teatrot e rretheve, buxhetet e kutlurës dalin e bëjnë propagandë, për të qenë protagonistë.” vijoi më tej Çuli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb