Aktori Bujar Asqeriu, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, foli për faktin se përse ka mbështetur në këto zgjedhje Bujar Leskajn.

Asqeriu thekson se Shqipëria sot për fat të keq është moniste, kurse shton se ka mbështetur Leskajn, sepse ka dhënë shembull shtetari e se mund të ndryshojë Vlorën, ku kandidon.

“Jetojmë sot në një Shqipëri moniste, të gjitha pushtetet janë kapur nga një parti. Shqipëria sot është moniste dhe të gjithë ata që mendojnë se do vazhdojë kjo status quo, e kanë shumë gabim., Demokracia i fitua me shumë përpjekje, nuk mund të harrohen studentët dhe sakrificat e tyre. Nuk merrem me Ramën, merrem me fenomenin.

Vajta afër Bujar Leskajn, sepse besoj tek ai. Jo vetëm sepse e kam mik, por besoj në aftësinë e tij si shtetar. Kur Leskaj drejtoi KLSH-në, ai dha shembull shtetari, dërgoi dosjet në Prokurori, do vijë dita që do hapen dosjet dhe do ketë sistem gjyqësor, sepse sot nuk ka gjykatë.  Duhet sistem gjyqësor i paanshëm. Unë kam besim tek ambasada amerikane dhe tek SPAK”, tha Asqeriu.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb