Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka deklaruar nga Vlora se nuk do të kandidojë sërish për këtë post. Në analizën vjetore të KLSH në Vlorë, Leskaj tha se ka dërguar kërkesën për moskandidim duke i kërkuar maxhorancës të nisë procedurat për titullarin e ri.

“I bëj thirrje Presidentit, kuvendit dhe maxhorancës të nxisin procedurat për titullarin e ri të KLSH. Unë si kreu i KLSH do të vijoj punën time deri në titullarin e ti të këtij institucioni. Duke pranuar se nuk do të rikandidoj për një mandat tjetër të KLSH”, tha Leskaj.

Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela u shpreh i gatshëm për një marrëveshje të re KLSH-Prokurori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: