Ish-Presidenti Bujar Nishani jep një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të njeriut të tij të shtrenjtë, nënës.

Nishani i falënderon të gjithë për mesazhet ngushëlluese, duke thënë se “nëna jonë e ndjerë është e qetë dhe e paqtë që ne kemi kaq shumë miq e dashamirë!”

Mesazhi i Nishanit:

Të dashur miq e dashamirë !
Ju falenderojmë me mirënjohje për mesazhet tuaja ngushëlluese.
Në rrethanat dhe situatën absurde që po kalojmë, kur doket, zakonet, traditat tona nuk po mundemi ti respektojmë, prania dhe ngushëllimi juaj përmes mesazheve ishte lehtësimi ynë më i madh.
Në pamundësi për t’ju përgjigjur një për një, personalisht seicilit prej jush, siç e meriton nderi dhe vlera juaj për ne, lutemi pranoni mirënjohjen dhe falenderimet tona.
Unë besoj, besoj shumë se Nëna jonë e ndjerë është e qetë dhe e paqtë që ne kemi kaq shumë miq e dashamirë !
Zoti sjelltë veç gëzime në familjet tuaja ??.!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb