Këngëtari i njohur Bujar Qamili ka rrëfyer një moment të sikletshëm që i ka ndodhur me nusen e djalit të tij. I ftuar në emisionin ‘Thumb’ këngëtari shkodran tregoi momentin nga i cili ai ka vendosur që djali dhe nusja të jetojnë në shtëpi më vete dhe jo me të.

“Javën e parë nusja dhe djali na qëndruan në shtëpi. U çova natën të shkoja në tualet po tani përtova t’i vishja pantallonat, 2 minuta ja ku e kisha tualetin. Sa do shkoja për në tualet u hap dera dhe doli nusja. U rrëzova dhe desh theva qafën. Që atë ditë u them shkoni shikoni punën tuaj se është më mirë. Nusen e dua fort, asaj i ka rënë sëpata në mjaltë. Shih çfarë vjehrri ka”, është shprehur Bujari.
-640-0-5b00a5d3728e2
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: