Drejtuesi politik i LSI për qarkun e Korçës, Endrit Braimllari, ka vizituar një fermë të zonës. Nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjete sociale, Braimllari thekson se fermerët në fushën e Korçës janë lënë në harresë.

Ai nënvizoi se Lëvizja Socialiste për integrim ka një program ambicioz për bujqësinë dhe fermerin vendas, ku ndër më kryesoret renditi mbështetjen për ta me një vlerë mbi 200 milionë euro në vit.

Postimi i plotë i Barimllarit:

Fusha e Korçës ka njerëz punëtor, të dashur të cilët me mundim por pa asnjë përkrahje nga shteti punojnë çdo ditë tokën për të siguruar të ardhurat familjare.
Rilindja e la në harresë fermerin vendas sepse fokusi i saj është oligarkia dhe pabesia ndaj fermerit vendas.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka një program ambicioz për të përkrahur bujqësinë dhe fermerin vendas.
Ne angazhohemi për të rritur cilësinë e produktit vendas dhe për të mbështetur bujqësinë me një vlerë mbi 200 milion euro në vit.
Tvsh-ja zero për produktin bujqësor dhe blektorial, MADE IN AlBANIA.
Mbështetje direkte i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh.
Shqipëria_Shtëpia_Juaj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb