Drejtuesi politik i PD për Qarkun Gjirokastrës, Tritan Shehu, takoi fermerë të zonës, të cilët jetojnë me prodhimet blegtorale dhe bujqësore. Ata treguan se në zonën e Memaliajt, ku jetojnë, nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria këto 8 vjet.

“Në 8 vjet nuk kam marrë asnjë kompensim nga shteti për investimin në bletari, të imëta apo dhe drurët frutorë. Ndonëse aplikimet për përfitimet financiare është thënë se kanë qenë të pranishme, më është privuar mbështetja financiare”- u shpreh fermeri.

Zoti Shehu vuri në dukje se politikat e deritanishmme të ndërmarra nga qeveria Rama e kanë shkatërruar bujqësinë dhe kanë pamundësuar përfitimin e kompensimeve për fermerët.

Tritan Shehu siguroi fermerët se kjo do të marrë fund pas 25 prillit. Programi i PD për bujqësinë bazohet tek financimi direkt i fermerit sipas prodhimit. “Kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha është mjaft i ndjeshëm karshi zhvillimit rural përmes një strategjie që do të bëjë të mundur mbështetjen e fermerëve për të stimuluar prodhimi vendas. PD dhe qeveria e saj e ardhshme do të qëndrojë afër nevojave të fermerëve për t’i kompensuar direkt ata për çdo investim pa orientim politik siç bën sot Rilindja e Edi Ramës. ”- tha zoti Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb