Drejtuesja politike e Partisë Demokratike, për qytetin e Kavajës dhe Rrogozhinës, Grida Duma, zhvilloi këtë të shtunë një takim me fermerët në Luzin e Vogël. Gjatë këtij takimi, Duma e vendosi theksin tek prioriteti që ka PD në sektorin bujqësor.

Ajo tha se sektori bujqësor është ndër të vetmit që Shqipëria mund të konkurrojë në Evropë e më gjerë. Po ashtu, ish-deputetja nënvizoi se synimi i Partisë Demokratike është të rikthej me çdo kusht të rinjtë në atdhe.

Postimi i plotë i Grida Dumës:

Bujqësia është sektori lokomotivë i ekonomisë shqiptare!
Indrustrializimi i bujqësisë është qëllimi jonë.
Është detyrimi jonë të mbështesim dhe fuqizojmë këtë sektorë!
Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq mbrapsht sa në këto 8 vite!
Rininë duhet ta rikthejmë me çdo kusht!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb