Teksa disa furra kanë rritur çmimin e bukës me 100 lekë të vjetra, Autoriteti i Konkurrencës ka paralajmëruar tregtarët e miellit.

Në një reagim për mediat, Autoriteti sqaron se në 2020-ën ka konstatuar çmime të paracaktuara. Bëhet fjalë për Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Atlas SHA si dhe Atlas Mills SHPK, të cilave Autoriteti i Konkurrencës i detyroi që mos të përcaktonin çmimet.

Ndërkohë, mësohet se gjatë periudhës korrik 2020-korrik 2021 subjektet kanë qenë në monitorim. Ndër të tjera bëhet e ditur se Autoriteti i Konkurrencës do të dalë me vendim për monitorimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: