Nga: ZONJA KATERINA
1 kg miell
2 zarfa maja të thatë
½ lk sheqer
1 lk uthull
2 lk kripë
2 filxhan çaji ujë të vluar

Në një enë vendosim ujin e vakët dhe shtojmë majanë e thatë dhe sheqerin. E trazojmë mirë derisa majaja të tretet plotësisht. Tek mielli shtojmë kripën e trazojmë dhe më pas e hedhim tek uji me maja. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit e bukës duke e punuar mirë brumin. E vendosim më pas brumin në një tavë dhe e vendosim në furrë të nxehtë në temperaturën 250 gradë. E lemë 2-3 minuta, më pas fikim sobën dhe e lemë brumin në nxehtësinë e sobës të pushojë dhe të vijë për 30 minuta. Pas këtij minutazhi ndezim sobën në temperaturën 190 gradë Celsius dhe e lemë bukën të piqet për 35-40 minuta.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb