Nga: ZONJA VJOLLCA*
1 kg miell misri
650 ml ujë te ngrohtë
50 gr kos
5 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle kripë
1 lugë supe pluhur pjekës

Fillimisht parangrohim furrën në temperaturën 220 gradë Celsius dhe vendosim të nxehet një tavë të lyer me pak vaj ulliri.
Në një tas trazojmë miellin me pluhurin pjekës, me kripë, 2 lugë gjelle vaj ulliri, pak kos dhe ujë të ngrohtë. Ujin e shtojmë gradualisht duke e trazuar mirë derisa të formohet një brumë që të derdhet lehtë nga luga, jo brumë i fortë. Në tavën e parangrohur shtrojmë brumin duke e lëvizur tavën që brumi të hapet vetë dhe të nivelohet mirë. E lyejmë sipërfaqen me pak vaj ulliri dhe e vendosim në furrë për 45-50 minuta në temperaturën 220 gradë Celsius.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: