Nga zonja Katerina
Përbërësit

500 gr miell
1 lugë supe sheqer, 1 lugë çaji maja, 1 filxhan qumësht i vakët, 1 kokërr vezë, ½ lç kripë, 1 lgj gjalpë, 1 pako djath bebe.

Përgatitja

Sitim miellin në një enë ku shtojmë sheqerin me majanë, i përziejmë dhe shtojmë vezën, kripë dhe qumështin në mënyrë graduale. E trazojmë mirë brumin derisa të lidhet dhe të bëhet një brumë si për bukë. E lemë të pushojë mbuluar me letër kuzhine derisa brumi të dyfishojë vëllimin.

Pasi brumi të ketë ardhur e punojmë sërish dhe e ndajmë në toptha të barabartë. Në cdo topth brumi vendosim në brendësi nga një djath bebe. I punojmë përsëri topthat e brumit dhe i vendosim në tavë në mënyrë rrumbullake. I lemë përsëri të pushojnë për rreth 30 minuta dhe më pas i vendosim në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 25-30 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb