Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr miell, 1 zarfë maja, 200 ml ujë të ngrohtë, 2 lugë mjaltë, ½ lugë kanellë, 1 majë luge karafil, 1 majë luge goxhiberri2 lugë vaj ulliri, 100 gr rrush të thatë, Pak mjaltë për lyerje

Përgatitja

Rrushin e thatë e vendosim në një enë të vogël me ujë.

Në një tas të madh hedhim ujin e ngrohtë dhe shkrijmë majanë së bashku me mjaltin, kanellën dhe karafilin. Përziejmë miellin me pak kripë dhe e hedhim duke e situr në tasin ku tretëm majanë. E përziejmë mirë derisa të realizohet një masë e plotë dhe më pas e punojmë mirë derisa brumi të fitojë elasticitet. E mbulojmë brumin me një pecetë dhe e lemë të pushojë në një ambjent të ngrohtë për rreth 30 minuta.

Pasi brumi të ketë ardhur e punojmë përsëri me duar dhe e hapim si një petë të plotë. Hedhim gjysmën e stafidheve që kemi zbutur, e palosim brumin duke i futur në brendësi stafidhet. E hapim përsëri brumin dhe vendosim stafidhet e tjera. E mbledhim përsëri dhe më pas e ndajmë brumin në toptha mesatare. I vendosim kuleçët në një tavë ku kemi shtruar një letër që nuk ngjit. E mbulojmë tavën me një pecetë dhe e lemë të qëndrojë për 15-20 minuta. Më pas e vendosim në furrë për pjekje në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb