Nga: ZONJA KATERINA

500 gr miell (ose: 300 gr miell intergral + 200 gr miell i zakonshëm)
1 ½ filxhan çaji kos
½ filxhan qumësht
1 lç sodë buke
1 lç sheqer
1 lç kripë
Fara susami
Pak vaj për lyerje

Në një enë hedhim miellin e situr, shtojmë sodën e bukës, sheqerin dhe kripën. I përziejmë mirë me një pirun, hapim një gropë në qendër të miellit ku hedhim kosin dhe qumështin. E trazojmë mirë brumin derisa përbërësit të lidhen dhe më pas e punojmë brumin me duar derisa të fitojë elasticitet. E ndjamë brumin në pjesë të vogla të cilat i rrumbullakosim mirë dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër kuzhine.

Ndezim furrën fillimisht në 220 gradë Celsius për 5 minuta.

Bukët e vendosura në tavë i lyejmë me furçë me pak vaj dhe i spërkasim me fara susami dhe i vendosim në furrë të piqen për 15 minuta në temperaturën 200 gradë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: