Pas diskutimeve ku Donaldi mendoi edhe ndarjen, duket se narrëdhënia mes tij dhe Beatrix është përmirësuar.

Një puthje nga ana e Beatrix duket se i dha një mundësi tjetër historisë që u krijua brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ditën e sotme, ajo po qëndronte në oborr me Donaldin dhe të dy po flisnin për gjërat që pëlqejnë tek një person. Donaldi i bëri të qartë se pëlqen vajzat me karakter të fortë.

Beatrix: Pëlqimi i parë është pamja e jashtme.

Donald: Bukurisë i ikën lezeti. Pastaj me kë do flasësh? Me bukurinë? Unë i kam qejf vajzat me karakter të fortë.

Pas kësaj, Beatrix i tregoi rreth ëndrrës që ka parë së fundmi duke thënë se i pëlqejnë gjërat ngjyrë rozë dhe me push, por Donaldi u duk sikur nuk u bind.

Beatrix: Pashë në ëndërr sikur kishte dalë një telefon i ri me push rozë.

Donald: Me push? Të pëlqejnë këllëfët me push?

BeAtrix: Po vdes, janë interesantë.

Donald: Nuk je ti tek gjërat me push, edhe rozë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: