TIRANE

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ me Arian Çanin, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar edhe vrasjen e ekstremistit grek Konstadino Kacifas nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës.

Presidenti Meta tha se ajo ngjarje nuk ishte e rastësishme dhe se ka një përpjekje të segmenteve të caktuara për të provokuar tensione.

“Ajo nuk është një ngjarje e rastësishme sepse viktima ka qenë i frymëzuar për të shprehur atë pa përmbajtje tepër provokuese dhe për të krijuar një incident pavarësisht cila do të ishte pasoja që do sillte tensionin. Nuk po them se kishte në plan të vriste njerëz, por të demonstronte atë provokim. Ka një përpjekje të segmenteve të caktuara për të provokuar tensione”- tha Meta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: