BULARAT- Studiuesi dhe gazetari Panajot Barka ka deklaruar se Policia e Shtetit nuk e ka kryer punën ashtu siç duhet ta kryente në rastin e vrasjes së Kostandinos Kacifas.

Në një lidhje direkte nga Bularati me emisionin “Dritare me Rudinën”  në “News 24”, Barka shtoi faktin  së veprimet e policisë duhet të hetohen me detaje.

Ai sulmoi edhe mediat shqiptare me pretendimin se kanë shpërndarë lajme, të cilat me përmbajtjen e tyre  kanë shtuar presionin nacionalist mbi minoritetin grek në Shqipëri.

“Mua që më shqetëson është fakti se gjithë ky presion nacionalist bie në shpatullat e minoritetit. Nga ky shesh prodhoheshin lajme, të cilat konsumoheshin në Greqi. Në të gjithë këtë, policia nuk bëri atë që duhet të bënte për ty shmangur qëndrimin fatal për jetën e njeriut. Policia të hetohet nëse e ka kryer deri në fund punën e saj”, tha Baraka.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb