TIRANË- Vijon aksioni për prishjen e banesave pranë Stacionit të Trenit në kryeqytet, ndërsa deri 4 banesa, ndërsa pritet shembja dhe e 6 të tjerave, për zbatimin e projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e Bulevardit të ri. Mësohet se një nga banorët e kësaj zone në shenjë kundërshtie për vendimin e INUV ka hipur në çatinë e banesës, për të mos lejuar kështu dhe shembjen e saj.

Bëhet fjalë për 74-vjeçarin Shaban Tresan, i cili për shumë se 1 orë mes brohërimave qëndroi në çati, ndërsa ai refuzon masën e shpronësimit të dhënë nga shtetit, pasi banesa e tij është vlerësuar me 30 milionë lekë.

Pas disa momente negociatash, mes punonjësve të INUV dhe të moshuarit, ai ka rënë nga çatia, në tavanin e banesës, dhe ka pranuar të zbresë prej aty më vonë. Pranë tij kanë qendruar dhe familjarët, të cilët e mbajtën nën kontroll të moshuarin. Ndërkohë, banesa e radhës që po shembet është ajo e familjes Tresa.

Sakaq, pak ditë më parë banorët e kësaj zone u hodhën në protestë, ndërsa mes tyre dhe policisë pati përleshje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: