TIRANE – Këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës kanë reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj, se në katër muaj është bërë më shumë se në 4 vjet, për ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës.

Këshilltarët e PD-së akuzojnë kryebashkiakun Veliaj se po mburret me punët e të tjerëve, pasi sipas tyre, “e vetmja punë që ka bërë ai në Bulevardin e Tiranës është reduktimi i gjelbërimit”.

“Pasi braktisi qytetarët në kulmin e përmbytjeve dhe i la në mëshirë të fatit për një udhëtim turistik ne Srilanka, kryemashtruesi i Bashkisë se Tiranës mburret me punët e të tjerëve sepse për vete s’ka asnjë bilanc në 5 muaj. Projekti i Bulevardit të Ri, sigurimi i fondeve, nisja dhe avancimi i punimeve u kryen tërësisht nga administrata Basha. Veliaj dhe shefi i tij të nxirë nga smira e bllokuan për dy vjet në mënyrë antiligjore dhe kriminale këtë projekt dhe mijëra vende të reja pune që hapeshin përmes tij. E vetmja punë e Veliajt në Bulevardin e Tiranës është reduktimi i gjelbërimit. Nga një sipërfaqe sa 7 herë Parku Rinia, Veliaj siç e ka deklaruar vetë e ka reduktuar në një sipërfaqe sa 5 herë Parku Rinia. Pra një siperfaqe sa 2 herë Parku Rinia do të betonizohet përkundrejt rryshfetit për Veliajn dhe shefin e tij.”- thuhet në deklaratën e Këshilltarëve demokratë.

“Tashmë s’ka qytetarë të Tiranës që nuk e di se kryemashtruesi i Tiranës ndryshe thotë e ndryshe bën. Siç ndodhi me çmimin e biletës ku u betua dhe përbetua se nuk do ta rriste por as 24 orë më pas pasi siguroi ryshfetin e dëshiruar rriti çmimin e biletës për qytetarët e Tiranës. Plot 6 milionë dollarë në vit vetëm nga ky pazar do të ndajë me klintët e tij Veliaj. Pazari me pronat publike dhe pasuritë e qytetarëve është e vetmja punë e Veliajt në 5 muaj.”- përfundon deklarata e këshilltarëve të PD-së.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: