TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur për disa minuta qytetarët e gjithë vendit që i kanë sytë nga manifestimi i tij në ankth. Teksa shumë qytetarë brohorisnin dhe kërkonin shpërndarjen e parlamentit, Meta iu drejtua:

“Këtu pas ka një kërkesë tjetër, nuk kënaqen me pak, duan që sot shpërndarjen e parlamentit puçist. Liri demokraci!
Më duhet të firmos këtë dekret dhe do kthehem përsëri këtu për atë dekretin tjetër që e brohoritët më shumë se ky”.

Më pas të gjithë qytetarët në Bulevard ndezën dritat e telefonëve duke ndriçuar gjithë manifestimin. Meta tha se ka të parën Shqipërinë dhe të dytën Amerikën.

“Në Shqipëri ka shumë politikanë, prindërit e të cilëve kishin të parën Jugosllavinë, pastaj kishin Bashkimin Sovjetik, pastaj Kinën, sot thonë se duan Amerikën por duan të na kthejnë në Korenë e Veriut. Janë pasardhësit…ju lutem se po na ndjekin gjithë shqiptarët e Amerikës…
Unë nuk kam të parën Amerikën. Të parën kam dhe do kem Shqipërinë. Amerikën e kam të dytën dhe jam gati të bëj çdo gjë për Amerikën që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtë flamur e mora sepse kanë ardhur me dhjetëra shqiptarë nga Amerika që kanë lënë punët e tyre. këtë flamur e ngrita për kongresmenin Engel dhe të gjithë ata që e kanë mbrojtur çështjen shqiptare”, deklaroi Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb