BULLGARI

Zyrtarët bullgarë të doganave njoftuan se kanë konfiskuar 288 kilogramë heroinë të gjetur në një kamion, i cili vinte nga Irani dhe hyri në Bullgari përmes Turqisë. Droga u zbulua në pikën e kontrollit Kapitan Andreevo, tha të premten, doganierja Ivan Kuchmov. Sasia  e madhe e heroinës ishte futur në 144 pako të fshehura brenda makinerisë së deklaruar që po transportohej me kamion.

Për këtë u arrestuan si përgjegjës shoferi iranian dhe një shtetas turk. Ata rrezikojnë 20 vite burg nëse shpallen fajtorë për veprën e trafikut të drogës dhe narkotikëve. Bullgaria, e cila shërben si tranzit për transportin e drogës nga Lindja e Mesme drejt Evropës Perëndimore ka shtuar masat duke bërë të mundur bllokimin e trafiqeve.

Capture
Capture

Në statistikat e publikuar thuhet se gjatë vitit 2018 janë konfiskuar 1021 kg heroinë në pikat kufitare të vendit, pothuajse 20 për qind më shumë se një vit më parë duke treguar një sukses kundër narkotikëve.

87d99614 1152 4890 Aca9 2faec8a4d8e0 W1023 R1 S
87d99614 1152 4890 Aca9 2faec8a4d8e0 W1023 R1 S

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb