Bullgaria të dielën konfirmoi katër raste të koronavirusit nga 70 njerëz të testuar, që janë rastet e para të konfirmuara në këtë vend që nga shfaqja e sëmundjes.

Një 27-vjeçar i cili ishte trajtuar në Spitalin e Sëmundjeve të Mushkërive në provincën qendrore Gabrovo dhe një 61-vjeçar i cili kishte kontakte me pacientin kanë rezultuar pozitiv me virusin, të njohur zyrtarisht si COVID-19, njoftuan zyrtarët bullgarë të shëndetit.

Për më tepër, një grua 75-vjeçare që trajtohej për sëmundje të frymëmarrjes dhe një punonjëse mjekësore në spitalin e qytetit në provincën veriore Pleven gjithashtu u diagnostikuan me virusin.

Koronavirusi u shfaq dhe u përhap me shpejtësi në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar, me infeksione të konfirmuara në më shumë se 80 vende të botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur nivel shumë të lartë të rrezikut global, kurse sëmundjen zyrtarish e ka emëruar si COVID-19.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb