Në Bullgari ka lindur një foshnje me antitrupa të koronavirusit të ri (COVID-19) pasi nëna kontraktoi virusin në muajin e shtatë të shtatzënësisë.

Siç raportojnë mediat lokale, një grua 28-vjeçare me COVID-19 nga qyteti jugor Pazardzhik duhej të lind me prerje cezariane pasi virusi shkaktoi ndryshime në placentë dhe ngadalësoi rritjen e fetusit.

Sipas mjekëve, foshnja lindi me peshë 2.75 kilogramë dhe gjatësi 46 centimetra, si dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Bullgaria së fundmi njoftoi 570 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 212.383 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me COVID-19. Po ashtu 82 viktima u regjistruan brenda ditës së fundit, dhe numri i tyre u rrit në 8.565.

Bullgaria po ashtu raportoi se deri më tani kundër pandemisë janë vaksinuar 19.683 persona.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb