Një rekord i ri infeksionesh dhe vdekjesh prej koronavirusit u regjistrua në Bullgari në 24 orët e fundit.

Në vend ka pasur 587 infeksione të reja, të barabarta me më shumë se 13% të 4 320 testeve diagnostikuese të kryera.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i epidemisë është 24 989.

Sipas të dhënave të botuara këtë mëngjes nga komiteti anti-operativ Covid në Sofje, 23 vdekje janë raportuar dhe numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 915.

Numri i rastet e infeksionit në mesin e personelit të kujdesit shëndetësor ka arritur në 1 384.

Popullsia e Bullgarisë është shtatë milionë banorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb