Duke filluar nga 15 qershori, Bullgaria do të heqë të gjitha kufizimet kundër koronavirusit duke përfshirë dhe detyrimin e përdorimit të maskës në hapësira të mbyllura publike, njoftoi qeveria.

Task Forca për Koronavirusin, e themeluar 100 ditë më parë, do të vazhdojë punën, por nuk do të japë më konferenca të përditshme për shtyp.

“Konferencat e vazhdueshme nga Task Forca krijojnë një ndjenjë shqetësimi”, deklaroi kryeministri bullgar, Boyko Borisov.

“Ne duhet të mësojmë të jetojmë me virusin”, shtoi ai.

Pavarësisht këtij vendimi të fundit të qeverisë, ende rekomandohet higjiena në maksimum dhe distancimi social.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb