Ministria e Jashtme bullgare ka kërkuar dëbimin e 70 diplomatëve rusë.

“Ministria e Jashtme ka urdhëruar tani Rusinë të reduktojë stafin e saj diplomatik në Bullgari në të njëjtin nivel me misionet diplomatike bullgare në Rusi. Kjo përfshin deri në 23 persona staf diplomatik dhe 25 persona staf administrativ dhe teknik”, tha kjo ministria në një deklaratë.

Ndërkohë kryeministri bullgar në largim Kiril Petkov, ka deklaruar se diplomatët që janë urdhëruar të largohen, kanë punuar kundër interesave të Bullgarisë.

“Shërbimet tona të sigurisë i kanë identifikuar ata si njerëz të lidhur kryesisht me shërbimet e ruse dhe që kanë punuar kundër interesave të vendit tonë.

Dua të përgëzoj shërbimet bullgare dhe Ministrinë e Jashtme për punën e tyre. Unë dua t’u them të gjitha vendeve të huaja, jo vetëm Rusisë, se kushdo që punon kundër interesave të Bullgarisë do të përballet me punën e shërbimeve tona.

Ata që u dëbuan ishin të gjithë punonjës të ambasadës ruse dhe roli i tyre diplomatik ishte thjeshtë mbulim. Ata kishin kryer aktivitete jokarakteristike për postet e tyre zyrtare ”, tha Petkov.

70 diplomatët rusë u udhëzuan të largoheshin në mesnatën e 3 korrikut 2022.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb